Akuzat për korrupsion, bashkë me anestezistin arrestohet mjekja dhe infermierja te Spitali i Traumës

schedule17:58 - 23 Shtator, 2022

schedule 17:58 - 23 Shtator, 2022

Prokuroria e Tiranës përmes një deklarate për mediat ka njoftuar se gjatë aksionit të policisë me agjentë të infiltruar te Spitali i Traumës, përveç mjekut anestezistit F.M, në pranga ka rënë edhe një kolege e tij mjeke dhe një infermiere.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se të tre merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë

Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me detyrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!