Një mjek reanimator në Spitalin e Traumës është arrestuar ditën e sotme.
ABC mëson se bëhet fjalë për F.M.
Mjeku akuzohet për korrupsion pasi u kap në flagrancë duke marrë para nga një agjent i infiltruar i policisë.
Mësohet se bëhet fjalë për një shumë prej 20.000 lekësh.
Arrestimi është bërë nga agjentët e policisë së Tiranës, ndërsa mjeku është shoqëruar në ambientet e policisë.
/Abcnews.al/