Veprat e autorëve shqiptarë të Malit të Zi janë botuar vonë në fillim vitet ‘90-të. Studiuesja Liridona Sinishtaj thotë se edhe pas afro 3 dekadash kjo letërsi është në pozita inferiore pasi përkthehet shumë pak në gjuhen malazeze.
Letërsia shqipe e Malit të Zi ende ka pozita inferiore, shkak mbetet përkthimi i pakët i saj dhe jo cilësia, sipas studiueses Liridona Sinishtja, e cila na shpjegon se autorët shqiptarë të përkthyer në gjuhën e shumicës në Mal të Zi numërohen me gishtat e dorës.
Shqetësim i përkthimit të kësaj letërsie pranohet edhe nga Ministri i Kulturës dhe poeti Pavle Goranoviq i cili është i pranishëm në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërise ku theksi kryesor është tek letërsia shqipe e Malit të Zi.
Nga ana tjetër si shenjë pozitive Sinishtaj e cila është pjesë e përpilimit të kurrikulave shkollorë është përfshirja në kuotën e 30 përqind të autorëve shqiptarë.
Botimet e para në Mal të Zi fillojnë me themelimin e revistës “Koha” në vitin 1978, përveçse promovoheshin krijuesit shqiptarë të Malit të Zi, botoheshin edhe përkthime të letërsisë malazeze dhe të huaj. Për arsye të mungesës së institucioneve botuese, deri në vitin 1990 botohej kryesisht në revista, ndërsa botimet libër bëheshin në kuadër të bibliotekave shkollore.
Disa prej shkrimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi që krijuan në Kosovë dhe diasporë dhe qe zene nje vend të rëndësishëm në letërsin në panteonin e Letërsisë shqipe janë Esad Mekuli apo Rexhep Qosja dhe Mehmet Kraja./ ABC News Albania 24/7