Policia në Tiranë ka arrestuar një 37-vjeçare në Tiranë e cila kishte hapur një llogari në Facebook me të dhënat e një gruaje tjetër. Bëhet e ditur se gruaja e arrestuar jo vetëm kishte krijuar një llogari në Facebook me të dhënat dhe fotot personale të dikujt tjetër por edhe kishte postuar foto të fëmijës së saj të mitur.
Përpos kësaj, sipas denoncimit të bërë, ajo shkruante dhe statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme.
Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se 37-vjeçarja ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme, gjeneralitetet dhe fotot e qytetares me iniciale M. K. dhe të fëmijës së saj të mitur, për të hapur llogari false në rrjetet sociale. /abcnews.al/