Në fshatin Mukje të Malësisë së Krujës ka vetëm 5 nxënës të arsimit fillor. Shkollën e dëmtoi tërmeti i vitit 2019 dhe deri më sot nuk është restauruar. Një banor i fshatit, ka hapur derën e shtëpisë dhe ka përshtatur një prej dhomave në klasë. Këta nxënës duhet të mësojnë në klasa të veçanta, pasi janë 2 në të parën, një në të katërt dhe 2 në të pestën.
Mësues Agim Muka, thotë se bashkë me vëllain e tij ndihmuan këta fëmijë të vegjël, që të mos shkonin në shkollën e fshatit fqinj, pasi rruga është e keq dhe ju duhet të ecin mbi 30 minuta.
“Prej tërmetit shkolla u plasarit dhe doli e pabanueshme. U mundova si mësues i fshatit që fëmijët e vegjël të mos shkonin në një shkollë tjetër me largësi mbi 2-3 km me infrastrukturë jo të mirë. Fola me vëllain tim që të lironte një kat tek shtëpia dhe ai me dëshirën më të madhe tha ta liroj”, tregon Muka.
Mësuesi kërkon që institucionet të sigurojnë një ambient ku mësimi të zhvillohet normalisht pasi fshati rrezikon të braktist
“Kam kërkuar që të bëhet një dhomë që të mësojnë nxënësit brenda fshatit. Po u mbyll shkolla këtu vëshirë se do hapet më. Të hapet një shkollë fillore, që dhe fshati mos braktiset”, thotë ai.
Ndërsa nxënësit nga klasa e 6 deri në të 9 ndjekin shkollë në fshatin Kurçaj. Një prej tyre tregojnë se e kanë shumë të vështirë, pasi mësimi zhvillohet pasdite.
“Udhëtoj 2 km në dimër është shi, ftohtë mezi shkoj se nuk kemi furgon”, tregon një nxënëse.
Në Mukje prej mungesës së investimeve nga 46 familje që kanë jetuar deri dy dekada më parë, tani kanë mbetur vetëm 16. /abcnews.al