Juventusi nuk po kalon një periudhë të mirë, teksa Max Allegri është një nga kritikuarit e skuadrës, pasi “Zonja e Vjetër” nuk po arrin të sigurojë rezultate pozitive.
Sikur të mos mjaftonin problematikat për shkak të rezultateve të dobëta, por bardhezinjtë kanë pasur edhe fatin kundër për shkak se disa lojtarë gjendeshin në infermieri për arsye dëmtimesh.
Por pushimi i kombëtareve erdhi në favorin e skuadrës italiane, e cila tashmë mund të rikuperojë lojtarët e saj.
Për ndeshjen e ardhshme në kampionat Allegri ka të gatshëm 3 lojtarë. Andrien Rabiot, Manuel Locatelli dhe Sandro do të mund të kenë minuta ndaj Bolognas. /f.a/abcnews.al