Mediet britanike kanë nxjerrë detaje të reja në lidhje me vdekjen e 37-vjeccarit shqiptar, Mirsad Selgjekaj, i cili ndërroi jetë në prill të këtij viti, pasi u hodh nga një urë.
Sipas raportimeve vendase arsyet që çuan shqiptarin në vetëvrasje kishin të bënin me problemet për dokumentet për të qendruar në Angli.
Më konkretisht 37-vjeccari kishte pasur vështirësi në zgjatjen e afatit të vizës për të qëndruar në Britani, ku kishte shkuar që prej vitit 2018.
Këtë vit, shëndeti i tij mendor nisi të përkeqësohej për shkak të shqetësimeve që kishte nëse do të mund të vazhdonte të qëndronte në Angli dhe nëse do të mund të zgjaste afatin e vizës së tij.
Mësohet se i ndjeri punonte si shofer privat në Shqipëri dhe se ishte shumë i lidhur me nënën dhe babain e tij.
Mirsad Selgjekaj kishte shkuar në Britani për një jetë më të mirë për veten./abcnews.al/