Krim në familje, vëllai vret motrën pas sherrit për paratë

schedule16:40 - 21 Shtator, 2022

schedule 16:40 - 21 Shtator, 2022

Një krim në familje ka ndodhur në provincën e Firences, në Itali.

Viktima është Carla Cintelli, 46 vjeç. Karabinierët kanë ndaluar si autor të dyshuar të vrasjes vëllain e saj, 50-vjeçarin Marco Cintelli.

Ai u gjet i fshehur në një kasolle pranë shtëpisë, pas denoncimit të gruas se ishte zhdukur bashkëshorti.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ushtarakët e SHISH-it të departamentit operativ dhe prokurori publik i Firences, Vito Bertoni.

Nga informacionet paraprake mendohet se vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri për arsye ekonomike.

Gruaja u gjet e mbytur.

Raporti për personin e zhdukur

Sipas karabinierëve, mbrëmjen e kaluar në kazermën e Signës është paraqitur bashkëshortja e vëllait të viktimës dhe ka denoncuar zhdukjen e tij. 50-vjeçari, sipas bashkëshortes, kishte vendosur të kalonte disa ditë në shtëpinë e motrës, shkruan TgCom. 

Gjetja e viktimës dhe vëllait

50-vjeçari u gjet në një kasolle pranë shtëpisë së tij mëngjesin e së mërkurës.

Menjëherë më pas u bënë realitet dyshimet që ishin shtuar me kalimin e orëve se diçka i kishte ndodhur edhe motrës.

Kur karabinierët hynë në shtëpinë e gruas e gjetën të pajetë. /Abcnews.al/