“Stop” denoncon, e mitura përdhunohet në kotec të pulave

schedule17:00 - 5 Qershor, 2019

schedule 17:00 - 5 Qershor, 2019

Një ngjarje e rëndë është denconuar nga emisioni “Stop” në Televizionin Klan. Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest me burg” ne “arrest shtëpie”,  për  një 67-vjeçar nën akuzë për përdhunimin e një dhjetëvjeçareje. Sipas investigimit, vendimi u mor me prova të manipuluara.

Drejtësia ka heshtur serish të bëjë drejtësi. Një 10-vjeçare nga një fshat i Fierit pak muaj më parë është abuzuar seksualisht nga një 67-vjeçar. Ai quhet Lefter Ruko. U arrestua, u la në burg, e me pas gjykata e nxori në “arrest shtëpiak”. Ngjarja e rëndë është denoncuar nga emisionit Stop në Televizoni Klan ku mamaja e vajzës, e cila tregoi ngjarjen.

“Më thotë më doli xhaxhi Behari përpara. Është 67 vjeç. Dhe i them gocës, çfarë të bëri. Më kapi nga gjoksi, më thotë goca, më puthi, pastaj më hoqi pantallonat. Tim shoqi nuk i kam thënë gjë në moment. I them, do i tregosh mamit drejt se ku i gjete lekët. Lekët m’i dha xhaxhi Behari më tha. Po pse t’i dha lekët, i thashë? Më hoqi pantallonat, tha ajo, hoqi dhe pantallonat e tij edhe filloi të më fërkonte me dorë, tha. Dhe në moment kur u afrua që ai të kryente aktin, goca e ka shtytur nga dhimbja. Kishte ndodhur në kotecin e pulave të tij. E kishte çuar çupën në kotec të pulave”, tha mamaja.

Gjykata vendosi ta lere 670-vjeçarin ne “arrest shtëpie” pas raporteve mjekësore te dyshimta dhe një deklarate të babait të vajzës që prokurori Saimir Smakaj ka administruar në dosje. Aty pretendohet se nuk ka probleme me familjen e autorit dhe marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar I ati  i 10-vjeçares mohon diçka të tillë.

Babai i vajzësUnë nuk kam dhënë asnjë lloj deklarate, dhe këtë deklaratë ma ka kërkuar prokurori Saimir Smakaj. Si është e mundur që të më kërkojë prokurori një deklaratë sikur familja ime me familjen e personit që kemi rregulluar marrëdhëniet. Kjo është tani një gjë absurde.

Arsyeja e dytë e lirimit të 67-vjeçarit është raporti mjekësor, ku thuhet se Lefter Ruko është miop, dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në qeli!? Raporti nuk është hartuar nga mjeku-ligjor, por nga mjeku i burgut të Fierit ku qëndronte i arrestuar Lefter Ruko. Gjyqtarja Viola Canaj në Gjykatën e Vlorës pasi administroi dosjen nxori nga qelia përdhunuesin.

Babai i vajzës: Doja ta dija si prind, që këtë vendim e ka dhënë gjykata apo e keni dhënë ju që është me arrest shtëpie?

Prokurori Saimir Smakaj: E ka dhënë gjykata, se ne s’jam dot vendime vëlla…

Prokurori Smakaj sipas emisionit stop gënjen. Në dosjen hetimore që ka siguruar emisioni investigativ thuhet se Prokuroria ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës se sigurisë që Lefter Ruko ka bërë përmes avokatit.

GazetariTë abuzohet 10–vjeçarja dhe tjetri të dalë dhe të bredhë lirshëm në fshat, është krim!

Gjyqtarja Viola Canaj: Juve veproni në mënyrën e duhur! Tani vazhdoni përjashta!

Gazetari: Është e drejtë kjo, që keni bërë ju?

Gjyqtarja Viola Canaj: Atë e …dikush tjetër…

Gazetari: Kush e vendos? Apeli? Gjykata e Lartë? Se kështu justifikoheni. Është krim zonjë! Sinqerisht është krim! Si mund të ndryshosh masën, në bashkëpunim me prokurorin?! E ke këtu vendimin! Si nuk e ke idenë?!

Gjyqtarja Viola Canaj: E keni vendimin! Vazhdoni rrugën e duhur!

Gazetari: Si mund të nxjerrësh tjetrin, sikur nuk shikon nga sytë dhe nuk dëgjon nga veshët?! Çfarë mënyrën e duhur? Është krim! Sinqerisht është krim!

Ndërkohë  10-vjeçarja duhet të trajtohet me psikolog për traumën që ka kaluar, por as kjo nuk ka ndodhur.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra bëri thirrje që kjo çështje gjyqësore të shqyrtohet sërish e te mos krijohen  precedentë për ngjarje të tilla të rënda./ABC News Albania 24/7