“Bishat” amerikane dhe kanadeze lundrojnë nëpër ngushticën e Tajvanit pas zotimit të Bidenit për të mbrojtur ishullin

schedule21:32 - 20 Shtator, 2022

schedule 21:32 - 20 Shtator, 2022

Luftanijet amerikane dhe kanadeze lundruan përmes ngushticës së Tajvanit të martën pas komenteve të Presidentit Biden.

Joe Biden tha gjatë fundjavës se SHBA do të mbronte Tajvanin në rast se sulmohet nga Kina.

Një anije e marinës amerikane, shkatërruesi i raketave të drejtuara të klasit Arleigh Burke USS Higgins, kreu një “transit rutinë në ngushticën e Tajvanit” të martën, tha në një deklaratë zëdhënësi i Marinës së SHBA-së, Lt. Mark Langford.

Anija amerikane kreu tranzitin “në bashkëpunim me fregatën e klasës Halifax të Marinës Mbretëtore Kanazede HMCS Vancouver”, tha Langfort.

Dy anijet “kaluan përmes një korridori në Ngushticën që është përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”, tha Lt. Langford.

Tranziti “dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur,” shtoi Lt. Langford.

Tranziti i së martës shënoi herën e dytë në pak më shumë se tre javë që një luftanije e marinës amerikane kishte bërë udhëtimin.

Lexo edhe: Rindizen tensionet?! Joe Biden përsërit se forcat amerikane do të mbrojnë Tajvanin nga sulmet kineze

Kryqëzuesit me raketa të drejtuara USS Antietam dhe USS Chancellorsville e bënë këtë më 28 gusht.

Që nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të gushtit, SHBA-të kanë dëshmuar një rritje dramatike të numrit të anijeve dhe nëndetëseve ushtarake kineze rreth Tajvanit, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes për CNN.

Megjithëse SHBA-ja e quajti tranzitin “rutinë”, lëvizja vjen pas deklaratave të Biden, i cili tha për “60 Minutes” të CBS se ai do të përdorte trupat amerikane për të mbrojtur ishullin nëse Kina përpiqej të pushtonte, shkruan CNN.

Në intervistën për CBS, Biden u pyet nëse “forcat amerikane, do të mbronin Tajvanin në rast të një pushtimi kinez”.

“Po,” u përgjigj Presidenti i SHBA.

Komentet përsërisin një zotim që Biden ka bërë më parë për të mbrojtur Tajvanin./Abcnews.al/