Një tjetër fushatë ka nisur. Nuk bëhet fjalë për premtime elektorale, por për fshirjen e teksteve shkollore nga shënimet.
Kjo nxënëse e klasës së parë në shkollën “Edit Durham” në Tiranë na tregon se mësuesja i ka porositur që për një javë t’i bëjnë gati librat për fëmijët që futen rishtas në klasë të parë e do t’i marrin në përdorim.
Situata ka vënë në presion të vegjlit, të cilët kanë angazhuar të gjithë familjen. Ejsi nxënëse e klasës së katërt na tregon se pavarësisht mundimit s’po ja del ti dorëzojë në gjendje fort të mirë tekstet shkollore.
“Këtu ku kam shkruajtur duken shenjat e lapsit. Historia është grisur, dhe kjo është agti. Mendoj se librat duhet ti paguajmë e gjithë klasa sepse nuk ëhstë e cilësisë së mirë. Më janë prishur rreth 3-4 libra. Iu shkëputën librat vetë”, tha një nxënëse.
Librat janë të papërdorshëm edhe sipas disa prej prindërve.
“Kjo është gjë që duhet ta mendojë ministria”.
Ata janë gati të paguajnë, e t’u heqin stresin fëmijëve. Mësuesit me të cilët ne komunikuam refuzuan të shprehen para kamerës për këtë çështje, por jashtë saj na treguan se në çdo shkollë me urdhër të drejtuesit do të ngrihen komisionet e administrimit të teksteve.
Ato do të vlerësojnë gjendjen e librave pas dorëzimit. Nëse rezultojnë të papërdorshme prindërit pavarësisht mundit për t’i fshirë do të duhet të paguajnë dhe për vlerën e tyre.
Rreth 190 mijë nxënës që ndjekin arsimin 9-vjeçar për herë të parë vjet tekstet shkollore i morën në përdorim. Kjo i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 610 milionë lekë./ABC News Albania 24/7