Protesta e 2 Qershorit, lirohen 40 persona

schedule15:10 - 5 Qershor, 2019

schedule 15:10 - 5 Qershor, 2019

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ndaj 42 personave, që u vunë në pranga pas përfundimit të protestës së fundit të opozitës. Tre prej tyre u lanë në arrest shtëpie, dy në masë arresti me burg, dhe 37 të tjerë u lanë në masën “detyrim paraqitje”.

Gjyqtari Kujtim Vrançi e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e 42 personave, të ndaluar pas protestës së fundit të opozitës, gjatë se cilës u shënuan akte dhune jo vetëm ndaj policisë, por edhe protestuesit mes tyre. Ish deputetë të opozitës ndodheshin në gjykatë në mbështetje të tyre. Ish-deputeti Flamur Noka tha se janë 20 persona nga të gjitha protestat  që po mbahen në burg me urdhër të Edi Ramës.

Ish-deputetet deklaruan se protesta e radhës, ajo e 8 qershorit, do jetë një leksion se pushteti nuk mund të mbahet me banda kriminelësh./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!