Moska hedh poshtë akuzat për krime lufte në verilindje të Ukrainës

schedule16:31 - 19 Shtator, 2022

schedule 16:31 - 19 Shtator, 2022

Moska hodhi poshtë deklaratën e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për krimet e luftës së Rusisë në territoret e çliruara në verilindje të Ukrainës.

Moska ka akuzuar Kievin për përdorimin e “të njëjtit skenar” si në periferi të kryeqytetit, Bucha.

“Ky është i njëjti skenar si në Bucha”, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo është një gënjeshtër. Sigurisht, ne do ta mbrojmë të vërtetën në gjithë këtë histori.”

Pas tërheqjes së Rusisë nga rajoni i Kharkiv, një varr masiv i njerëzve u gjet në territorin e Iziumit të çliruar javën e kaluar.

Ministria e Mborjtes së Ukrainës tha se të paktën 440 varre u gjetën në qytet ditët e fundit.

Disa nga trupat e gjetur në Izium kishin shenja torture.

Zelensky e quajti “mizori dhe terrorizëm” zbulimin, shkruan CNN.

“Bucha, Mariupol dhe tani, për fat të keq, Izium. Rusia e lë vdekje kudo”, tha Zelensky duke bërë thirrje që Rusia të mbajë përgjegjësi.

Ka pasur akuza të shumta për mizori të kryera kundër civilëve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Në qytetin Bucha të Ukrainës, hetuesit dhe gazetarët  zbuluan pasojat e lëna nga forcat ruse pas tërheqjes së tyre.

Rusia hodhi poshtë akuzat për vrasjet e civilëve në Bucha si një provokim të organizuar./Abcnews.al/