Chelsea po punon për të gjetur një drejtor të ri sportiv, të cilit do t’i besohen detyra të rëndësishme në klub.
Dhe siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, blutë e Londrës janë afër marrëveshjes me drejtorin e RB Salzburgut, Christoph Freund.
Bisedimet mes klubeve janë duke u zhvilluar për ta sjellë 45-vjeçarin në “Stamford Bridge” sa më shpejt që të jetë e mundur.
Drejtori austriak është i njohur për punën e tij, pasi më herët te klubi i Salzburgut ka sjellë futbollistët si Erling Haaland, Sadio Mane e Dayot Upamecano.
Njëri nga pronarët e klubit të Chelseat, Todd Boehly thuhet se është fans i modelit me të cilin punon klubi i Red Bull Salzburgut.
Excl: Chelsea are now set to reach agreement on personal terms with Christoph Freund as new director. Talks on with Salzburg to get it signed soon ?? #CFC
Freund, man behind top deals like Haaland, Mané, Keita, Upamecano — ideas, data, talents. He’ll work together with Potter. pic.twitter.com/Kb2mfOnFFM
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 18, 2022
/f.a/abcnews.al