Putin mbetet pa ushtarë, nis rekrutimi: 3 mijë euro për të luftuar në Ukrainë  

schedule16:37 - 18 Shtator, 2022

schedule 16:37 - 18 Shtator, 2022

Rusia po kërkon ushtarë me kontratë për luftën në Ukrainë, duke ofruar një pagë mujore afërsisht 3000 euro për ata që pranjonë të bëhen pjesë në atë që Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Një njësi speciale parkoi një kamion në një park qendror të Rostovit, një qytet në Rusinë jugore, dje të shtunën dhe kur u hapën dyert e tij u zbulua se ishte një zyrë e lëvizshme rekrutimi.

As Rusia dhe as Ukraina nuk bëjnë të ditur viktimat e regjistruara nga forcat e tyre ushtarake, të cilat inteligjenca perëndimore vlerëson se numërohen në dhjetëra mijëra nga të dyja palët.

Moska nuk e ka përditësuar numrin e saj zyrtar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur njoftoi 1,351 ushtarë rusë të vrarë dhe 3,825 të plagosur.

Kremlini tha javën e kaluar se nuk kishte asnjë plan për një mobilizim mbarëkombëtar për të forcuar forcat ushtarake të Rusisë.

Por nisma e rekrutimit tregon se Moska ka nevojë për më shumë ushtarë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!