Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

schedule16:17 - 18 Shtator, 2022

schedule 16:17 - 18 Shtator, 2022

Një tërmet ka goditur mesditën e sotme jugun e Shqipërisë. Tërmeti me magnitudë 3.7 ka rënë 14 kilometra larg Gjirokastrës.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale, pasi lëkundjet kanë qenë të lehta.

Instituti i Gjeoishkencave:

Sot në datën 18/09/2022, ora 15:54 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M3.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 14.6 km.
Epiqendra është lokalizuar në fshatin Zhulat, 15 km në Jug të Tepelenes.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 4 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nga kontakti me Agjencine Kombetare te Mbrojtjes Civile nuk kemi njoftime për dëme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!