Shpërndante “të bardhë” në kryeqytet, arrestohet 31-vjeçari: Në banesë i gjendet tre armë zjarri

schedule12:03 - 18 Shtator, 2022

schedule 12:03 - 18 Shtator, 2022

Policia në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar që shpërndante lënë narkotike kokainë në qytet. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Doses”, në pranga u vu  K. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas asaj që bën të ditur policia, automjeti i të riut u ndalua në  rrugën “Kokonizi” për kontroll dhe aty shërbimet e policisë gjetën  35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 31-vjeçari K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!