Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi, çfarë i gjeti Policia në shtëpi

schedule11:15 - 18 Shtator, 2022

schedule 11:15 - 18 Shtator, 2022

Një emigrant shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për trafikim  dhe shitje të lëndëve narkotike.

40-vjeçari me origjinë shqiptare rënë prangat e policisë mbrëmjen e djeshme , pasi është kapur duke trafikuar kokainë me një makinë të bardhë më qendër të Athinës.

Sipas policisë greke EL.AS, i akuzuari është pikasur duke lëvizur në Kypseli me makinën e tij, shkruan media greke.



Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur të fshehura dy pako me 1.1 gram kokainë. dhe shumën e parave prej 840 euro.

Kontrollet vijuan dhe në shtëpinë e emigrantit, ku policia gjeti dhe konfiskoi një sasi kanabisi me peshë totale 15. 072 kg, 2 peshore, një celular dhe dokumente të ndryshme, si edhe fatura dhe shënime të shkruara me dorë me shuma dhe emra të blerësve të kokainës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!