Mbeti i plagosur klienti, zbardhet ngjarja në Vlorë

schedule13:46 - 4 Qershor, 2019

schedule 13:46 - 4 Qershor, 2019

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 10 Maj në Lungomare të Vlorës.

Sipas hetimeve, I.H është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodheshin personat e paidentifikuar që kanë hapur zjarr me armë në drejtim të lokalit ku ndodhej ai.

Në lidhje me këtë ngjarje ka mbetur i plagosur 63-vjeçari Dajko Cenodemaj. Ndërkohë ndaj I.H gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë./abcnews.al