Marrëveshja me Kishën Serbe, Gashi: Abazoviç u tregua një diletant, ai nuk ka njohur masakrën e Srebrenicës dhe origjinën e Skënderbeut

schedule18:21 - 16 Shtator, 2022

schedule 18:21 - 16 Shtator, 2022

Ish-Këshilltari Rajonal në Institucionin e Presidentit të Shqipërisë, Flamur Gashi, i pranishëm në studion e emisionit “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, e cilësoi një veprim diletant vendimin e kryeministrit në detyrë të Malit të Zi për marrëveshjen me Kishën Serbe.

Gashi tha se Abazoviç meqë tha se është shqiptar duhet të kishte ndejtur larg këtij konflikti serbo-malazez. Ai tha se Abazoviç mund të jetë nxitur nga Serbia ose Rusia.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Zoti Gashi le të ndalemi pak në Malin e Zi, ku situata politikë duket mjaft ë rëndë pas vendimit të marrë nga kryeministri në detyrë Dritan Abazoviç, lidhur me marrëveshjen për Kishën Serbe. Çfarë po ndodh?

Gashi: Abazoviç u tregua një diletant politik, veprimet e tij janë veprime të papjekura, ndoshta dhe të nxitura nga jashtë.

Karadaku: E quani të nxituar apo ka ndërhyrje nga jashtë?

Gashi: E quaj papjekuri dhe ndërhyrje nga jashtë.

Karadaku: Kush mund të ketë ndërhyrë?

Gashi: Mund të jetë nga Rusia dhe nga Serbia. Veprimi i Abazoviç është veprim i papjekur,. Nuk i takonte të ndërhynte mes malazezëve dhe serbëve. Abazoviç nuk është zgjedhur si përfaqësues i kombit shqiptar. Abazoviç nuk e përmendi asnjëherë që ishte shqiptar deri në momentin që e hoqën. Abazoviç ka probleme me figurën e Skënderbeut, ka deklaruar që nuk ndodhi masakra në Srebrenicë. Pra këto janë veprime të nxitura që shfrytëzohen nga njerëz delitantë.

/Taulant Halili/ Abcnews.al/