Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ditën e dytë të vizitës në Uashington, u prit në Capitol Hill nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer.
“Ai meriton numrin 10 për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe më gjerë. Jemi krenarë që e kemi mik të mirë dhe aleat”, shkruan Veliaj në Facebook.
Veliaj u takua gjithashtu me kongresmenët Robert Aderholt, John Moolenaar, Tom Mc Clintock, si dhe me anëtarët e Kongresit, Brad Sherman dhe David Price, të cilëve u dhuroi Kullën e Sahatit të Tiranës.
Veliaj tha sa gjatë kësaj vizite ka parë një interes të kompanive amerikane për të investuar në Tiranë”
“Sot jam shumë entuziast edhe për disa kompani amerikane, që po konsiderojnë transferimin e tyre në Tiranë. Tirana ka një leje nga qeveria shqiptare për të operuar një zonë të lirë ekonomike në Kashar. Jemi duke parë disa mundësi të jashtëzakonshme me disa sipërmarrje amerikane që mund të shfrytëzojnë Tiranën edhe për këtë aktivitet ekonomik.”
Kryebashkiaku shtoi se ndihet krenar edhe për imazhin e komunitetit shqiptar në SHBA./Abcnews.al/