“Paketa sociale e pamjaftueshme”, Malaj: Shqiptarëve u është rritur me 20% çmimi i ushqimeve

schedule15:52 - 15 Shtator, 2022

schedule 15:52 - 15 Shtator, 2022

Nga Erblina Mile

Ekspertët theksojnë se paketa e dytë sociale nuk është e mjaftueshme për të kompensuar rritjen e çmimeve. Eksperti i mirënjohur Arben Malaj thotë se  qeveria duhet të analizonte vështirësitë e shtresave në nevojë pasi rritja e çmimeve rezulton më e madhja në dekadat e fundit.

Sipas të dhënave të ministrisë së financave të ardhurat për periudhën janar-gusht arritën në 376 miliardë lekë duke u rritur me 51.6 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë. Por Malaj thekson se të ardhurat shtesë në buxhet varfërojnë qytetarët.

Qeveria miratoi disa ditë më parë paketën sociale e cila parashikon indeksim të pensionistëve në nivelin 6% dhe pagat e administratës me 7%, do të rritet paga minimale në 34 mijë lekësh dhe do të dyfishet ndihma ekonomike sipas kategorive. /abcnews.al/