Në sy të fëmijëve, publikohet sherri i fundit i Shakirës dhe Piques

schedule13:20 - 15 Shtator, 2022

schedule 13:20 - 15 Shtator, 2022

Vetëm pak kohë më parë Shakira dhe Gerard Pique njoftuan zyrtarisht për divorcin e tyre.

Teksa shumë njerëz mendonin se çifti i famshëm po ndahet në paqe, në mediat e huaja janë publikuar disa fotografi nga debati i tyre i fundit së bashku.

Këngëtarja me famë botërore dhe futbollisti i famshëm duket se janë ndarë pas një sherri të ashpër në sy të dy fëmijëve të tyre, në një jaht.

Nga fotografitë e bëra virale, 45-vjeçarja dhe 35-vjeçari shfaqen duke bërë një debat të ashpër para Milan dhe Sashës.

Para pak kohësh, këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me partnerin e saj futbollist, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Çifti ishte së bashku që nga viti 2011 kur ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të këngës Waka-Waka për Kupën e Botës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!