Mallra dhe veshje kontrabandë në Tiranë, arrestohet shoferi i furgonit, në kërkim pronari i dyqanit

schedule09:43 - 15 Shtator, 2022

schedule 09:43 - 15 Shtator, 2022

Policia e Tiranës ka goditur një rast të mallrave të dyshuara kontrabandë dhe ka arrestuar një 59-vjeçar.

Në kuadër të operacionit  “Wares”, u bë arrestimi në  flagrancë i shtetasit H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë, në afërsi të hyrjes së tregut të Medresesë, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin H. B., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do t’i merrte shtetasi F. Q., 52 vjeç, pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/