Plas sherri në Greqi, emigranti shqiptar përfundon në spital i gjakosur

schedule09:25 - 15 Shtator, 2022

schedule 09:25 - 15 Shtator, 2022

Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore, pasi ishte përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 14 shtator, në Herakleio të Kretës Greqi.

Mediet lokale raportojnë se shqiptari është dërguar me ambulancë në spital.

Ndërsa nuk ka asnjë informacion për personat e tjerë të përfshirë në sherr, pasi ishin larguar nga vendngjarja.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të konfliktit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!