Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, është i qetë me lëvizjen e PSG-së për ta bërë Kylian Mbappe yllin e klubit. Jo shumë kohë më parë u bë e ditur se 23-vjeçarit francez iu besua ekzekutimi i penalltisë, pavarësisht pranisë në ekip të shtatë herë fituesit të Topit të Artë, shkruana abcnews.al.
Sipas L’Equipe, ky fakt nuk e ka zemëruar aspak Lionelin. Për më tepër, Messi po përpiqet të zgjidhë konfliktin mes Neymar dhe Mbappe për goditjet e penalltisë.
Kontrata e punës e 35-vjeçarit argjentinas me gjigantin parizian është llogaritur deri në verën e vitit të ardhshëm. Messi ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asistime në shtatë ndeshje të Ligue 1 këtë sezon. /abcnews.al/