Transferimi i Milan Skriniar te PSG nuk është ende një hipotezë për t’u hedhur poshtë.
Siç raporton “L’Equipe”, Paris Saint Germain nuk do të transferojë ndonjë lojtar me parametra zero për të zëvendësuar të dëmtuarin Kimpembe, i cili do të jetë jashtë fushave për të paktën 6 javë. U fol për Denayer, por qëllimi i Campos është të arrijë në janar dhe të vendosë sërish në tryezë një propozim të ri për Skriniar, i cili në rast mosrinovimi do të jetë gjashtë muaj para skadencës së kontratës së tij me zikaltërit./ h.ll/abcnews.al