Një monedhë qa daton nga një rebelim hebre kundër pushtimit romak gati 2000 vjet më parë është kthyer nga SHBA në Izrael pas një hetimi të përbashkët kontrabandë.
E krijuar në vitin 69 pas Krishtit, monedha “tepër e rrallë” vlerësohet të jetë me vlerë mbi 1 milion dollarë, sipas zyrës së Prokurorit të Qarkut të Manhattan, e cila zhvilloi një ceremoni riatdhesimi në Nju Jork të hënën.
Hetuesit thonë se artikulli hyri në tregun e zi përpara se të kontrabandohej në Mbretërinë e Bashkuar përmes Jordanisë. Më pas u eksportua në SHBA duke përdorur dokumente false. Në vitin 2017, oficerët e Sigurisë Kombëtare kapën monedhën në Denver, Kolorado, ku do të ofrohej në ankand.
“Pavarësisht kompleksitetit të këtij hetimi, ekipi ynë i prokurorëve, analistëve dhe agjentëve që punonin me autoritetet izraelite, ishin në gjendje të gjurmonin këtë antikitet në vetëm disa muaj”, tha në një deklaratë prokurori i qarkut të Manhattan, Alvin L.Bragg, duke e përshkruar monedhën si me “vlerë të jashtëzakonshme kulturore.”
Mbretëria e Judesë ra nën kontrollin romak në vitin 6 pas Krishtit, megjithëse rezistenca ndaj sundimit perandorak çoi në një seri revoltash të njohura si Luftërat Judeo-Romake./Abcnews.al.