Deputeti i PD Saimir Korreshi ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e grupseksioneve të Partisë Demokratike dhe dëmi që i ka shkaktuar konflikti i brendshëm në PD.
Sipas tij, kjo rënie e PD shikohet edhe në një rënie të përgjithshme që ndihet në të gjitha nivelet e PD.
“Nuk ka ngritje grupi, por ka gjithnjë rënie, nuk jemi vetëm ne deputetët, PD ka pasur gjithmonë grupe brenda partisë, por sot partia është dobësuar më shumë, sepse PD është përçarë, dhe do të ketë rënie në zgjedhjet lokale, nuk do të përfshihet baza në zgjedhjet lokale, atëherë jemi të destinuar për të humbur”, tha Korreshi.
Të njëjtat mendime ka shprehur në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri dhe Roland Bejko duke u shprehur për dëmin që sipas tij po i bën Partisë Demokratike Z. Berisha duke i manipuluar demokratët. Sipas tij Berisha deklaron që ‘PD është më e bashkuar se kurrë’, por këtë ai e bën për një qëllim okult, nuk i intereson bashkimi i PD, kur thotë PD është më e bashkuar se kurrë, sepse nuk afrohet te PD dhe baza e PD e përçarë për zgjedhjet lokale./abcnews.al./