Reperja e njohur dhuron 100 mijë dollarë për shkollën ku mori dijet e para

schedule12:46 - 14 Shtator, 2022

schedule 12:46 - 14 Shtator, 2022

Ndërsa të gjithë fëmijët u kthyen në bankat e shkollës, disa nxënës në Bronx morën një surprizë të veçantë nga reperja Cardi B. 29-vjeçarja u kthye në IS 232 në lagjen Morris Heights të Brooklyn, ku ndoqi shkollën fillore. Ajo jo vetëm që i befasoi nxënësit me vizitën e saj por gjithashtu i dhuroi shkollës 100 mijë dollarë.

Ajo reflektoi për kohën e saj në shkollë:“Shumë mësues ishin të ashpër me mua. Isha si një fëmijë i prapë, por shumë e veçantë për shumë prej këtyre mësuesve dhe i mbaj ende në zemrën time.” Ndonëse vizita ishte planifikuar, shuma që dhuroi ishte një befasi, sipas Departamentit të Arsimit të Nju Jorkut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!