Ukraina kërkon garanci sigurie nga Perëndimi, këmbëngul për anëtarësimin në NATO

schedule10:07 - 14 Shtator, 2022

schedule 10:07 - 14 Shtator, 2022

Qeveria ukrainase prezantoi  të martën garancitë e sigurisë që i konsideron të nevojshme për vendin pas përfundimit të luftës me Rusinë.

Plani u prezantua nga Andriy Germak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish- sekretarit të përgjithshëm të NATO -s Anders Fo Rasmussen ditën e djeshme në Kiev.

Kjo i referohet pajisjeve dhe trajnimit të nevojave ushtarake të Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë për të siguruar që vendi të mund të mbrojë sovranitetin e tij në të ardhmen.

Sipas propozimeve të Kievit, disa vende europiane, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Australinë dhe Turqinë, do të garantojnë sigurinë e Ukrainës, e cila do të vazhdojë përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Edhe pse Kievi kishte treguar në fillim të pushtimit rus se synonte të hiqte dorë nga synimi  për t’u bashkuar me NATO-n në këmbim të një armëpushimi, ai tani thekson se është i interesuar për anëtarësimin e plotë në Aleancë.

Nga ana e tij, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev paralajmëroi se propozimet e Ukrainës mund të çojnë në një “luftë të tretë botërore”.

Në një postim në Telegram, Medvedev vuri në dukje se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të nënkuptonte se vendet e tjera anëtare të NATO-s do të duhej të ndihmonin për ta mbrojtur atë në luftën kundër Rusisë, duke shtuar se duke e bërë këtë NATO shpresonte të dobësonte Moskën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!