Zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e “Golden Resort”

schedule14:47 - 13 Shtator, 2022

schedule 14:47 - 13 Shtator, 2022

Ka përfunduar hetimi për një prej të akuzuarve për Festim Bizhdilin, kopshtarin e resorit “Golden” dhe për Olsi Turajnin, të cilët akuzohen për zhdukjen e Jan Prengës.

Rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, pas përplasjeve të grupeve rivale për trafikun e Kokainës.

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bizhdili, ndërsa për Olsi Turjan kërkon dënim me 3 vite burg.

Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim.

Mësohet se vendimi do të shpallet me datë 29 shtator nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

/abcnews.al/