Carlo Ancelotti doli në një konferencë për shtyp, në prag të përballjes së kësaj të mërkure në Santiago Bernabeu ndaj Leipzig.
Analiza e Leipzig
“Është një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin e grupit. Është një skuadër që ka pasur probleme në fillim të sezonit, por ata luajtën shumë mirë në ndeshjen e fundit kundër Dortmund. Ka lojtarë me cilësi, aftësi dhe shumë të shpejtë. Duhet ta vlerësojmë që të përgatitemi për ndeshjen dhe të përpiqemi ta fitojmë.”
Vinicius Jr
“Ai është mirë, shumë mirë, me një dinamikë të mirë. Ai është i rekuperuar plotësisht nga ndeshja e së dielës. Ne nuk flasim për këtë, nuk është diçka për të cilën duhet të flasim.”
25 vjet nga debutimi i tij në Champions League
“Ne nuk i vendosim kufij kësaj skuadrë. Nuk e dija që tashmë kanë kaluar 25 vjet. Ky kompeticion më ka dhënë shumë shpresë dhe lumturi, ndonjëherë pak trishtim. Por në fund shumë lumturi sepse kam pasur shumë suksese me ekipet e mia dhe me lojtarët e mi. Qëllimi është të vazhdoj të jem i suksesshëm me një skuadër me të cilën mund të luftojmë për këtë kompeticion. Kjo është një garë në të cilën ju kurrë nuke dini se çfarë do të ndodhë.”
Asensio
“Nuk mund ta konsideroni atë një të ri apo veteran. Tani për tani ai duhet të punojë shumë dhe po e bënë këtë gjë. Reagimi pas zemërimit ka qenë i mirë, ai u stërvit shumë mirë dje dhe ai bëri shumë mirë sot, dhe kjo është jo që duhet të ndodhë kur një lojtar zemërohet. Ka dy reagime, stërvituni më mirë ose ulni kokën. Ai ka mundësinë të luajë nesër.”
Hazard
“Ai bëri atë që kërkuam prej tij. Mendimi im personal është se ai bëri atë që duhej të bënte, si ekipi, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Para ndeshjes kundër Mallorca thashë se nuk po i kërkoja gola.”
Rudiger
Ai ka sjellë përvojë, dëshirë për të fituar. Ai është shumë serioz, i aplikuar. Mbrojtja jonë është më e mirë me të sigurisht.”/ h.ll/abcnews.al