Vllaznia u mposht 3-0 nga Egnatia në takimin e javës së 4-të të kampionatit shqiptarë. Një humbje që dhemb te kampi shkodran, teksa tashmë përveç kësaj disfate do të vuajnë edhe mungesën e një tjetër lojtari titullar.
Lorik Boshnjaku doli nga fusha i dëmtuar, me kosovarin që duket se nuk ka lënë pas problemet. Veç tij, Mirel Josa nuk do ketë ende gati edhe liderin e sulmit, Liridon Latifin.
Për të disatën javë Latifi vuan një problem dëmtimi, duke mos qenë gati për stafin teknik. Nga ana tjetër, Hakaj duket gati, teksa nga pezullimi rikthehet edhe Marku që është gati për një fanellë titullari.
Ndeshjen e radhës kuqeblutë do ta luajnë ndaj Kastriotit ditën e diel, duke nisur që nga ora 17:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.
/f.a/abcnews.al


