Një “ndjekje” e improvizuar me një dem në Spanjë përfundoi në mënyrë tragjike me një 30-vjeçar që humbi jetën kur në përpjekje për të sfiduar kafshën e madhe, rrëshqiti dhe mori një goditje fatale në qafë.
Në videot e regjistruara nga dëshmitarët okularë të aksidentit të ndodhur gjatë ngjarjes së quajtur “ encierro ” në qytetin e Navalcarnero, pranë Madridit, shihet 30-vjeçari duke i hedhur një triko demit për ta provokuar. Por për fat të keq të tij, kur u përpoq të ngjitej në një gardh për t’u mbrojtur, ai humbi kontrollin dhe ra në rrugë, duke i dhënë demit një mundësi për të sulmuar.
Sipas Daily Mail , Daniel González Arribas, i cili ishte korkortador, u vra nga goditjet e demit.
“Një burrë na la…duke bërë atë që donte. Ai ishte një djalë por ishte edhe një njeri i guximshëm dhe një mik që rrallë e takoni, dikush që ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët kur ata ishin në rrezik”, tha miku i tij Ricardo Otero.
/abcnews.al/