Studiuesi Sazan Guri ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për librin më të ri “Pellazgët, epirotët, dhesprotët dhe çamiotët”. Mes të tjerash, ai theksoi se në librat shkollorë në vend pjesa më e madhe e historisë është e shtrembëruar dhe vetëm 3 përqind është e vërtetë.
“Historia e Shqipërisë, nga klasa e pestë deri në të 9-ën, 97 % e atyre që thuhen janë mashtruar, dhe tre % histori shqiptare.”, tha ai. Më tej ai shtoi: “Një pjesë e francezëve janë shqiptar. Jugu i Francës është i gjithë shqiptar dhe sot akoma i thonë pyll. Jugu në Francë, e kam parë, lexon pyll.”
Më tej, ai përmendi emrin e një aktori francez, sipas të cilit ka origjinë shqiptare. “Ka dhe aktorë që kanë pranuar se janë shqiptarë. Jean Marais, aktori i madh francez, është me origjinë klefte nga Athina. Është çam. Picasso me prindër nga çamëria. Napoleon me prindër të ardhur nga Mani.
Mirëpo, Mani, Morea, Peloponezi, Epiri, Çamëria janë një që quheshin barbarë për shkak se kishin kulturën e tyre dhe nuk pranuan atë helene.” tha ai./abcnews.al