Inzaghi: Duel me “gracka” ndaj Viktoria Plzen, jemi në grup ferri

schedule20:01 - 12 Shtator, 2022

schedule 20:01 - 12 Shtator, 2022

Simone Inzaghi, para ndeshjes me Viktoria Plzen në Champions League, doli para mediave dhe foli për tema të ndryshme.  “Sa i përket portierit e kam vendosur, por në këtë moment nuk do ta them se kush do të luajë. Lojtarët nuk e dinë ende sepse kemi bërë vetëm një stërvitje.

Sot kemi punuar më shumë me video se sa në fushë. Nesër kemi edhe takimin teknik dhe do ta mësojnë edhe ata se kush luan sepse kështu është më e drejtë.”

“Padyshim që është një ndeshje e rëndësishme, e dimë që kemi përfunduar në grupin më të vështirë të të gjithë Champions League, por duam ta provojmë. Debutimi nuk shkoi mirë.

Ne u përpoqëm, por Bayern ishte më i mirë se ne. E dimë që kjo sfidë do të ketë shumë gracka, por ne duam të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme.”

“Mungojnë edhe katër sfida të tjera dhe me shumë mundësi nuk do të jetë deçizive, por ne e dimë rëndësinë dhe që për të kaluar më tej duhen 10 pikë.

Vitin e kaluar jemi treguar të aftë dhe ia kemi dalë, këtë vit megjithatë e dimë se grupi është më konkurrues. Nesër duam të marrim pikët tona të para sepse duam të ndryshojmë klasifikimin”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!