Ukraina është duke çliruar nga rusët një numër të madh vendbanimesh kryesisht në zonën e Kharkivit dhe një pjesë në Luhanks duke i përzënë rusët disa dhjetëra kilometra në brendësi të frontit të mëparshëm.
Lexo edhe: VIDEO/ Dramë për rusët, ukrainasit çlirojnë brenda javës një territor sa 1/3 e Shqipërisë: Po ndodh e pabesueshmja
Deri më tani raportohet se janë çliruar më shumë se 12 mijë kilometra katror në Kharkiv, Luhanks, Zaporizhzhia si edhe në Kherson. Pjesa kryesore e kundërofensivës është duke ndodhur në veri-lindje të Ukrainës, pra Kharkiv ku edhe raportohet numri më i madh i vendbanimeve të çliruara, raporton abcnews.al.
Nothing beats this happiness of liberated people. pic.twitter.com/OHAhR0ZE1n
— Kateryna_Kruk (@Kateryna_Kruk) September 11, 2022
Të ndejtur gjashtë muaj nën pushtimin rus, civilët ukrainas kanë dalë në rrugë duke festuar pasi panë ushtarët e tyre që po futeshin në njërin prej fshatrave të Kharkivit.
Ata u dhanë ushtarëve lule dhe përqafime.
Rusët janë duke u tërhequr nga një zonë e madhe e pushtuar dhe autoritetet e kanë justifikuar këtë veprim me rigrupim të ushtrisë për një ofensivë të re kundër ukrainasve, por këta të fundit raportojnë se sasia e armatimit të braktisur nga Rusia në fushëbetejë është aq e madhe sa i bën të pamundur veprimet luftarake nga ata për të paktën disa muaj. /abcnews.al