Sherr në bashkinë e Kamzës, deputetja e PL përplaset me Rakip Sulin: Jam ngopur me juve! Xhixho: Kur do të bëhet shkolla?

schedule15:08 - 12 Shtator, 2022

schedule 15:08 - 12 Shtator, 2022

PL ka dorëzuar një peticion në Bashkinë e Kamzës për sa i përket shkollës Ibrahim Basha e cila sipas kësaj partie rezulton e mbyllur ditën e parë të hapjes së vitit të ri shkollor.

Ka qenë deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho  e cila ka dorëzuar peticionin e firmosur nga banorët e zonës. Por në bashki, deputetja Xhixho është përplasur verbalisht me kryebashkiakun Rakip Suli duke e pyetur këtë të fundit për hapjen e shkollës Ibrahim Basha, ndërsa e ka ftuar atë të përballet me qytetarët në një dëgjesë publike.

“Peticioni i kryer që në mars 2022 nuk ishte marrë në dorëzim nga Bashkia, erdha personalisht që ta prokolloja. Më thanë që përgjigja do vijë brenda një jave”.

“Kryetari i Bashkisë doli vetë personalisht e ftova publikisht që shqetësimin e qytetarëve ta adresoj e qytetarët donin dhe një dëgjesë me kryetarin për afatet, proceset e tenderimit dhe kur mund ti rikthehen jetës normale, e për pagesat e furgonave që shkojnë 30 mijë lekë në muaj. Rilindja duhet ta kuptojë që koha e llogaridhënies ka ardhur, për cdo investim publik e mos kenë frikë nga llogaridhënia”, tha Xhixho.

/abcnews.al/