Forcat e ushtrisë ukrainase kanë rimarrë në kontroll territore të gjera që më parë ishin të pushtuara nga rusët në zonën e Kharkivit dhe Luhanskut.
The latest map update from @criticalthreats and @TheStudyofWar shows that Ukraine’s counteroffensive has driven Russian forces almost entirely out of Kharkiv Oblast. pic.twitter.com/gGXLVPMlTH
— Brady Africk (@bradyafr) September 12, 2022
Mediat ndërkombëtare, por edhe vetë rusët konfimojnë se ushtria e Putinit është tërhequr nga një territor i gjerë në zonat që mbaheshin të pushtuara më pas për shkak të kundërofensivës ukrainase.
Life comes at you fast: pundits on Russian TV realize that their military is failing and their country is in trouble. They are starting to play the blame game. Some of them finally understand that their genocidal denial of the Ukrainian identity isn’t working in Russia’s favor. pic.twitter.com/jNNn5xifI5
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) September 11, 2022
Rusët theksojnë se kjo është një tërheqje taktike për t’u rigrupuar në një zonë tjetër, ndërkohë që ukrainasit kanë nxjerrë video të braktisjes së një sasi të madhe armatimesh dhe municionesh nga rusët gjatë largimit të tyre të shpejtë.
Було?? – стало?? pic.twitter.com/gSkvXh0p58
— IgorGirkin (@GirkinGirkin) September 12, 2022
Ukrainasit përdorën një metodë të posaçme për të hequr vëmendjen e rusëve nga kundërofensiva në Kharkiv duke informuar vazhdimisht përmes një fushate të mirëorganizuar se po bëheshin gati në fakt për një kundërofensivë në zonën e Khersonit. Kjo bëri që rusët të tërhiqnin një pjesë të trupave nga Kharkivi duke i çuar në jug. Ky ishte pikërisht momenti kur ukrainasit sulmuan duke rimarrë rre 12 mijë kilometra katrorë nën kontroll. /abcnews.al