Kthimi nga pushimet verore nuk është padyshim më i këndshmi sidomos kur kuptoni se keni marrë disa kile të tepërta. Mjekja nutricioniste Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” ndau disa këshilla se si të eliminojmë peshën e tepërt që kemi marrë gjatë kësaj kohe.
Dr. Albana shpjegoi se shumë njerëz raportojnë probleme me stomakun dhe tretjen kur kthehen pas pushimeve dhe kjo vjen si pasojë e abuzimit me ushqimin. Prandaj, është e rëndësishme të ndiqet një regjim i shëndetshëm jo për vetëm për t’u dukur mirë estetikisht.
“Gjatë kësaj kohe kemi qenë pranë tavolinave të ushqimit më shumë se zakonisht dhe kjo bën që të kenë, përveç shtesës në kalori dhe ushqime jo të shëndetshme si sallamrat dhe proshutat, sasi të larta alkooli. Të gjitha këto shtesa në sheqerna, yndyrna dhe alkool e toksikojnë organizmin.
Kjo reflektohet me rritjen në peshë, por çon dhe në probleme me stomakun dhe tretjen. Pas pushimeve shumë njerëz, referojnë se kanë probleme me tretjen, fryrje pas ngrënies apo probleme me stomakun. Duhet të trajtohen jo vetëm që të jemi në formë estetikisht dhe të shëndetshëm.
Së pari, e liminojmë gabimet që kemi bërë në verë, heqim dorë nga alkooli i shtuar, disa muaj dhe mund t’i bëhet stop, si dhe shtojmë shumë sasinë e ujit dhe çajrave që janë një element detoksifokues për organizmin. Të gjitha çajrat bimorë kanë veti diuretike.
Fillimi i vjeshtës kërkon një sistem imunitar të fortë dhe duke filluar probiotikët të paktën tre muaj, përveçse do të rregullojë tretjen dhe toksinat të dalin jashtë organizmit por dhe të forcojë sistemin imunitar. Duke pasur probleme me tretjen, kemi ulje të hormonit të komoditetit.
Çfarë duhet të hamë?
“Kalojmë në regjimin ushqimor të shëndetshëm: vakte të rregullta, shtim të ujit dhe çajrave, eliminim të sheqerit dhe alkoolit. Te ata që kanë rritje të madhe në peshë, që kanë abuzuar me alkoolin, dhe kanë fillim të sëmundjeve shoqëruese, bëjmë detox më radikal me perime dhe fruta.
Kanë një një vakt qendror të rregullt, të tjerat janë me perime dhe fruta qoftë në formë smoothie apo sallatave. Dreka është me perime, peshk ose pulë, vazhdon dy javë deri në një muaj, varet në varësi të personit. Ndërsa personat që nuk kanë abuzuar, kalojnë në regjim të rregullt.
Minimizojmë sasinë e bulmetrave dhe brumërave, brumërat në drekë, bulmetrat jo më shumë se një vakt në ditë. Është e rëndësishme të kemi në të tre vaktet perime dhe fruta të stinës”. Ndërkaq, doktoresha foli gjithashtu dhe për ushqimet që duhet të hanë fëmijët.
Ajo shprehet se prindërit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve duke i mësuar me ushqime të përgatitura në shtëpi pasi janë më të shëndetshme. “Një pjesë e prindërve justifikohen pas idesë se përgatitja e bukës me vete është e kushtueshme. Nuk është.
Ky vakt qe përgatitet në shtëpi kushton më pak, një tost i thjeshtë me pak domate, djathë, një frut i marrë me vete. Me gjithë problematikat financiare, është më i lirë, por kryesoja është më i shëndetshëm. Marrja i një byreku në shkollë, patatinave, nuk i japin asnjë mineral apo vitamina që i duhen trupit të fëmijës.
Prandaj themi mos ta ndërpresim ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës në moshën 2 vjeçare dhe më pas t’i japim ushqime të paketuara. Duhet ta mësojmë të hanë shëndetshëm dhe pse jo ta përgatisin vetë ushqimin që do të marrin me vete.
Një mëngjes i thjeshtë përfshin një tost me një vezë apo me pak domate dhe djathë. Nuk preferohen sallamrat dhe proshutat, jo vetëm për cilësinë e mishit por për sasinë e madhe të konservantëve, kripërave dhe sheqerit. Mund të jetë një krep e bërë në shtëpi me pak reçel.”, tha Dr. Albana /abcnews.al