Goli i Milik që do t’i kishte dhënë Juventusit një fitore të bujshme kundër Salernitana-s, por goli i shënuar në sekondat e fundit të takimit do të anulohet nga gjyqtari Mercenaro për pozicion jashtë loje të Bonuccit që u konsiderua që ka qenë aktiv në aksion.
Një vendin i bujshëm që ngjalli diskutime, por akoma më shumë pas deklaratës së mbrojtësit të “Zonjës së Vjetër” që theksoi se Candreva e ka mbajtur atë në lojë, pozicion që VAR-i se ka marrë parasysh.
“Sky Sport Italia” ka nxjerrë pamjet e reja për këtë gol të anuluar, teksa Lega Serie A vazhdon të insistojë se pozicioni i Antonio Candrevas është marrë parasysh.
“Sky Sport Italia” sugjeron se në momentin e goditjes me kokë të Milik, Candreva ishte 2.9 m nga vija e kontaktit dhe Bonucci ishte 3.42 m nga e njëjta pikë.
Sidoqoftë, nga Lega Serie A për “DAZN” u tha se vendimi për pozicionin jashtë loje të Bonuccit mori parasysh edhe pozicionimin nga Candreva.
Duhet theksuar se VAR ka një algoritëm specifik që merr parasysh këndet e kamerës për të llogaritur një pozicion më të saktë në fushë, ndërsa kamerat e “Sky Sport Italia” jo. Sidoqoftë, polemikat rreth këtij rasti po vazhdojnë ende.
Një vednim i bujshëm por gabimi teknik përjashtohet pavarësisht rastit dhe për këtë arsye ndeshja nuk ka kushtet për t’u riluajtur.
Kjo shpjegohet me protokollin IFAB që thotë se “asnjë keqfunksionim apo gabim në VAR nuk mund të konsiderohet si gabim teknik dhe të çojë në anulimin e një ndeshje”.
#Bonucci a 3.42 metri dalla riga di porta, #Candreva a 2.90 ↔️#Juventus #JuveSalernitana pic.twitter.com/ZxhffyEWcZ
— Giovanni Albanese (@GiovaAlbanese) September 11, 2022
/f.a/abcnews.al