Ushtria ukrainase pretendon se ka detyruar forcat ruse të largohen nga më shumë se 20 qytete dhe fshatra në 24 orët e fundit, sipas një postimi në Facebook nga shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, sipas The Guardian.
“Vazhdon çlirimi i vendbanimeve nga pushtuesit rusë në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk. Siç u raportua më parë, gjatë tërheqjes, trupat ruse u larguan në territoret e pushtuara përkohësisht ose në territorin e Federatës Ruse.
Kështu, gjatë ditës së kaluar, pushtuesit morën automjete nga banorët vendas nga vendbanimet e Velikiy Burluk dhe Dvorichna të rajonit të Kharkiv dhe janë larguar. Në përgjithësi, gjatë ditës së djeshme, forcat e mbrojtjes arritën të largojnë armikun nga më shumë se 20 vendbanime.”
Sipas ukrainasve, rusët po përqëndrohen në rajonin e Donetskut, “duke ruajtur territoret e pushtuara përkohësisht dhe duke ndërprerë ofensivën e trupave ukrainas në drejtime të caktuara”.
Të gjitha zonat e Ukrainës ishin nën kërcënimin e forcave ruse, tha ai. Në zonën e Khersonit, Ukraina thotë se rusët kanë pësuar humbje të mëdha.
“Pjesa tjetër e ushtarakëve kanë një gjendje morale dhe psikologjike të ulët, ata masivisht refuzojnë të kthehen në zonën e luftimit,” thuhet në postim.
/abcnews.al