Begaj niset drejt Sllovenisë, pjesëmarrës në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit

schedule11:35 - 11 Shtator, 2022

schedule 11:35 - 11 Shtator, 2022

Presidenti Republikës Bajram Begaj niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Presidenti Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!