Turistë të ndryshëm kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë dhe freskinë e shtatorit pranë detit dhe natyrës së bukur që jugu i Shqipërisë ofron.
pushuesit e huaj, të ardhur nga Zvicra dhe Italia thonë se e kanë zgjedhur Ksamilin pasi kanë konsideruar përshtypjet e marra në internet apo nga miqtë e tyre që kane vizituar më herët.
“Kemi ardhur nga Zvicra, para tre ditësh. Deti është shumë i bukur, uji i freskët Ishim në Durrës edhe Tiranë. Na thanë që Ksamili dhe Saranda janë vende mahnitëse, Maldivet e Shqipërisë, dhe erdhëm ti shohim. Në këtë periudhe te vitit koha është më e freskët dhe çmimet më të ulëta. Do të rrimë këtu 14 ditë.”
“Jemi surprizuar nga klima dhe sjellja e mirë e njerëzve, këtu hahet shumë mirë, prisja plazhe me te mëdha, por shumë mirë është edhe kështu gjithçka është perfekt.”
Rritjen e numrit të turistëve, operatori turistik Albert Sula e lidh edhe me uljen e çmimeve.
Pritshmëritë për shtatorin sipas Sulës janë pozitive pasi është rritur numri i prenotimeve./Abcnews.al/