CIA: Pushtimi rus i Ukrainës një “dështim”

schedule08:35 - 10 Shtator, 2022

schedule 08:35 - 10 Shtator, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës mund të cilësohet si një dështim, tha kreu i CIA -s , William Burns, sipas mediave të huaja.

Pas gjashtë muajsh luftimesh, Ukraina ka filluar të hakmerret dhe pushtimi rus mund të shihet vetëm si një dështim, tha shefi i CIA-s, William Burns, duke folur në konferencën e Billington CyberSecurity në Uashington.

Duke iu referuar kundërsulmeve në jug dhe rreth Kharkiv, dhe në Kherson në Ukrainën juglindore, William Burns tha se presidenti rus Vladimir Putin e kishte nënvlerësuar seriozisht guximin dhe aftësitë luftarake të Ukrainës.

Burns tha se Putini është i rrethuar nga këshilltarë që nuk janë të gatshëm ta kundërshtojnë dhe se presidenti rus gabimisht besoi se vendosmëria europiane do të dobësohej dhe vëmendja amerikane do të rritej sa më gjatë të zvarritej konflikti.

“Basti i Putinit tani është se ai do të jetë më i ashpër se ukrainasit, europianët, amerikanët”, shtoi Burns.

/abcnews.al