Përmbytet Shkodra gjatë natës, pedonalja kthehet në “lumë të rrëmbyeshëm”

schedule08:14 - 10 Shtator, 2022

schedule 08:14 - 10 Shtator, 2022

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër. Rrugët e kryeqendrës së veriut janë mbuluar nga uji.

Për shkak të reshjeve intensive, pedonalja thuajse është kthyer në një “lumë të rrëmbyeshëm”, duke sjellë kështu probleme me lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë, sinoptikanët kanë parashikuar përmirësim të ndjeshëm tëbkushteve të motit gjatë ditës së sotme. /abcnews.al