Mbretëresha Elizabeth III edhe e vdekur thyen traditën

schedule23:28 - 9 Shtator, 2022

schedule 23:28 - 9 Shtator, 2022

Mbretëresha Elizabeth III e Britanisë së Madhe mesa duket edhe pas vdekjes do të thyejë “traditën” mbretërore, pasi me urdhër të saj kur ishte ende në jetë kishte vendosur që funerali përndarjen nga jeta të madhërisë së saj të mbahet në Westminster Abbey.

Mbajtja e funeralit në Westminster Abbey, do të thotë thyerja e traditës 200-vjeçare.

Mbreti i fundit të cilit iu bë funerali në Westminster Abbey ka qenë Mbreti Xhorxh II në vitin 1760.

Pas vitit 1760 ceremonia mortore për të gjithë mbretërit e tjerë është bërë në  Kishën Shën Gjergjit ,në Windsor.

Edhe funerali i Princit Filip i cili u nda nga jeta në prill të vitit të kaluar në moshën 99-vjeçare u zhvillua në Kishën e Shën Gjergjit në Windsor.

Mbretëresha Elizabeth donte që funerali i saj të bëhej në Westminster Abbey dhe nuk hezitoi të “thyente” traditën pasi, sipas The Times, monarku më jetëgjatë në historinë e Albionit të Vjetër mendonte se funerali i saj duhej të bëhej në një hapësirë ​​më e madhe se Kisha e Shën Gjergjit dhe besonte se Westminster Abbey, ku mbretërit janë kurorëzuar tradicionalisht që nga koha e William I në 1066, ishte ideale.

/Abcnews.al/