VIDEO/ Aksident i rëndë në Stamboll, dhjetëra persona përfundojnë në spital: Dalin pamjet dramatike

schedule22:40 - 9 Shtator, 2022

schedule 22:40 - 9 Shtator, 2022

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë pasdites së sotme në lagjen “Avcilar”të Stambollit. Dy metrobusë, të cilët transportojnë një numër të madh pasagjerësh u përplasën me njeri-tjetrin në rrugë duke shkaktuar 85 të lënduar si edhe kaos në zonë.

Mendohet se metrobusët u përplaën për shkak të moskoordimit me njësinë e kontrollit të lëvizjeve të tyre, gjë që për pak çoi në një tragjedi tjetër në Turqi pas aksidentit me pasoja të rënda pak ditë më parë.