Pak orë pas letrës së shtatë të kryeministrit Edi Rama ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Përgjigjja e tij ka qenë një video nën hashtagun “Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh”.
Ndërsa ish deputeti demokrat Enkeljd Alibeaj shkruan po në rrjetet sociale se; “Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë. Kjo kohë ka mbaruar”– shkruan ish-ligjvënësi demokrat, i cili mbyll postimin e tij duke theksuar:
“Populli është në këmbë, kundër pushtetit të ardhur nga krimi e nga vota e blera për të vjedhur e grabitur Shqipërinë”. ABC news Albania 24/7